AKTUALITET, 23 Dhjetor 2025, 15:25

Armë, drogë dhe para, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes së armëve, teka iu sekuestruan edhe shuma të konsiderueshme në valutë.

Operacioni është kryer në Vada, një fshat i vogël i Komunës Rosignano Marittimo.

Operacioni, i nxitur nga një kontroll shtëpie, çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një pistolete gjysmëautomatike “Sig Sauer”, e vjedhur në Brescia në vitin 2024, një pistolete të paligjshme “Glock” pa numër serial, një revolver “Smith & Wesson”, municione të kalibrave të ndryshëm.

Gjithashtu afërsisht 393 gramë ketaminë, hashash, një peshore precize dhe mbi 4,000 euro në para të gatshme që besohet të jenë të ardhura nga aktivitet i paligjshëm.karaboinieret arme livorno

Burri, nën hetim për posedim të paligjshëm të armëve dhe municioneve të paligjshme, pranim të mallrave të vjedhura dhe posedim të drogës me qëllim shpërndarjen e tij, u dërgua në burgun e Livornos dhe u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, informon media italiane.

Hetuesit po verifikojnë të gjithë aktivitetin e tij kriminal dhe nëse armët e sekuestruara janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.