LIFESTYLE, 4 Korrik 2023, 20:20

“Është i vetmi që më fshin lotët”, Silva Gunbardhi flet për lidhjen e veçantë me të birin

“Është i vetmi që më fshin lotët”, Silva

Nuk është e thjeshtë të flasësh në publik për ndjesitë që të falin fëmijët dhe të mos emocionohesh. Edhe këngëtarja Silva Gunbardhi, kur rrëfen për marrëdhënien që ka me birin, e ka të vështirë t’i kontrollojë emocionet.

E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, në Tv Klan, Silva rrëfeu se Dalvi, djali 8-vjeçar, arrin t’ia kuptojë asaj të gjitha ndjesitë, madje edhe në çastet kur ajo është e mërzitur ai është aty për t’i ofruar gjithë mbështetjen.

“Ashtu siç e kuptoj unë Dalvin, më kupton edhe ai mua. Unë dua që jo vetëm të rritet i lumtur, por edhe të bëhet një njeri i mirë. E vlerësoj shumë njeriun. Do e kisha që ai gjithmonë të ndalte dhe të më dëgjonte, ta ndiente dhe ai siç e ndiej unë shqetësimin e tij, gëzimin e tij, pavarësisht se nuk ma thotë dhe deri tani ai më kupton më shumë nga të gjithë… Sa herë jam e mërzitur, është i vetmi që vjen dhe më fshin lotët. Më përqafon dhe përqafimi i tij më shkon në shpirt. E ndiej shumë, më jep shumë forcë, shumë”, – tha këngëtarja e emocionuar.