TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Shqipëri është themeluar një parti e re politike e quajtur "Lëvizja Bashkë", e cila drejtohet nga Arlind Qori dhe përbëhet nga aktivistë të ish lëvizjes "Organizata Politike".
Arlind Qori, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku foli për partinë e re dhe debatoi me analistët në studio lidhur me vizionin që ajo ka.
Pjesë nga debati mes Arlind Qorit dhe Neritan Sejaminit:
Neritan Sejamini: Kemi për herë të parë një lëvizje ideologjike, e respektoj për këtë, pavarësisht se nuk ndaj të njejtat bindje. Avantazhi që ju keni, për të cilën ka nevojë, është se jeni të ndershëm dhe keni qenë seriozë në ndershmërinë tuaj. Klasa politike sot është e korruptuar, e konsumur, e lodhur dhe e vjetër. Shqiptarët po vdesin për politikanë të ndershëm. Problemi që unë shoh, edhe ju nuk keni shpjegim për Shqipërinë. Problemet shqiptare, janë probleme zhvillimore dhe jo ideologjike.
Përgjigja ndaj këtyre problemeve me një vizion ideologjik, për mua është mangësi e juaja. Duhet të nisemi nga ku jemi. Ju niseni teorikisht. Detyra e çdo force politike, është si do ta çmontojmë ne këtë sistem?
Arlind Qori: Nuk kemi ideologji në kuptimin e parimeve abstrakte. Ne kemi idetë tona për shoqërinë që bazohen në disa referenca teorike. Të gjithë teoritë janë këndvështrime. Pse Shqipëria është kaq e keqzhvilluar? Cilat janë forcat që e pengojnë përparimin? Një përgjigje, janë ata që na kanë qeverisur.
Ne shohim problem të madh, mbifuqinë e oligarkëve. Fakti që kemi klasë ekonomike sunduese, komplet parazitare. Kastrati, Mane, Salillari, nuk janë as Agnelli dhe as Bill Gates, janë klasë parazitare.
Neritan Sejamini: Si zgjidhet kjo?
Arlind Qori: Jemi shoqëri ku ka impakt të madh krimi i organizuar. Si dilet nga kjo? Mendoj se dilet duke organizuar ata që humbin nga ky sistem. Janë punëtorë, të papunë, profesionistë, dyqanxhinjë, etj.
Neritan Sejamini: Ja i organizove, çfarë do të bësh me ta, revolucion?
Arlind Qori: Ne kemi nevojë për zhvillim, që puna jonë të jetë më produktive. Shqiptarët sot punojnë shumë dhe paguhen pak. Teknologjia është e prapambetur. Produktiviteti ynë është shumë më pak se cfarë duhet të ishte. Ne kemi nevojë për kultivimin e fuqisë punëtore. Punëtorët të punojnë më mirë e të kenë paga më të larta.
Këto gjëra nuk vijnë nga qielli, nëse shoqëria nuk organizohet. Ne kemi nevojë për shumë demokraci, jo si pluralitet të shefave që ndonjëherë kacafyten. Kjo është Shqipëria? Pa asnjë vizion? Pa iu referuar shtresave të gjera? Ne kemi fuqinë ti bindim njerëzit.
Neritan Sejamini: Unë respektoj ndershmërinë dhe përkushtimin tuaj. Por e kam të papranueshme që ju flirtoni me Marksin dhe disa figura diktatoriale.
Ka nevojë për pak ndjeshmëri ndaj të shkuarës, nga e cila Shqipëria u largua? Pa u shkëputur mirë, të shohësh një farë venerimi që ka patur aty disa vlera, mendoj se është pak e pandjeshme.
Arlind Qori: Kurrë ne nuk jemi identiifkuar me sistemin e shkuar. Por, kemi thënë dicka ndryshe, mos harroni rolin e punëtorëve në 90'-91'.
Neritan Sejamini: Ai regjim u shkatërrua ekonomikisht. Nuk e rrëzuan studentët dhe punëtoret. Ne vuanim për bukën e gojës. Këtë duhet të keni parasysh.
Arlind Qori: Unë kam vendosur lule në varrin e një vajze të re partizane. Ne e nderojmë, siç nderojmë lëvizjen punëtore studentore të vitit 90'.
Neritan Sejamini: Një komunist që bëri këtë luftë dhe pastaj vrau patriotët shqiptarë kur erdhi në pushtet, e respektoni ju?
Arlind Qori: Jo. Historia e njerëzitmit ka patur revolucione përparimtare. Sa i përket viktimave të stalinizmit dhe enverizmit… Të dallojmë luftën për çlirim të vendi.
Neritan Sejamini: Partizani që pastaj u bë komisar dhe vrau patriotët, tregtarët?
Arlind Qori: Ata që vrasin njerëz të pafajshëm duhet të kenë përgjegjësi individuale. Shumica e atyre që japin jetën për liri, duhet të respektohen maksimalisht. Për ne, ka shumë rëndësi ato që kanë pësuar njerëzit ndaj pushtetit të shkuar.