AKTUALITET, 30 Janar 2026, 14:54

Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet në Turqi, vëllai i 'Visit të Pojës'

Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet në

Arrestohet në Turqi, vëllai i Visit të Pojes. Vëllai i këtij personazhi të krimit, Bledar Doçi, ishte në kërkim për trafik droge.

Doçi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet fqinje në nëntor të vitit të kaluar, ku u godit sërish grupi i Visit të Pojës.

Në total u lëshuan 24 masa sigurie nga gjykata e Breshias ndërsa grupi akuzohej për trafikun e 1.3 tonëve kokainë në harkun kohor të 5 viteve, nga viti 2020-2025. Sipas grupi me bazë operative në Shqipëri dhe me degëzime në Itali, dyshohet se ka trafikuar drogë nga Amerika e Jugut duke shfrytëzuar rrugë tregtare që kishin si destinacion portet e mëdha të Europës Veriore.

Sakaq, i vëllai, pjesë e grupit të Troplinëve, i njohur si ‘Visi i Pojës’, është shpallur në kërkim nga SPAK.