AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 15:25

'Në çfarë statusi ishte i pranishëm Aleks Sorosi në këtë samit?', Rama ikën pas pyetjes së gazetares: Harroi të të pyesë ty

'Në çfarë statusi ishte i pranishëm Aleks Sorosi

Alex Soros ka qenë pjesë e dy samiteve të zhvilluara dje dhe sot në Tiranë. Si në takimin për Ukrainën, ashtu edhe në atë për Ballkanin Perëndimor, i biri i bilionerit amerikan Xhorxh Soros ka qenë pjesë e mbledhjeve dhe më vonë i është bashkuar fotos familjare me kryeministrat dhe presidentët e vendeve të Ballkanit.

Por duke qenë se Alex Soros nuk ka asnjë post, nuk dihet se çfarë përfaqëson zyrtarisht dhe se pse është prezent në samitet e Tiranës, gazetarja e Syrit, Ambrozia Meta është përpjekur të shuajë kureshtjen duke pyetur kryeministrin Rama gjatë konferencës së përbashkët mes tij dhe komisionerit Oliver Varhelyi.

Në fund të konferencës ku u lejuan disa pyetje, u pa qartë se stafi i kryeministrit kishte marrë udhëzime për ta shmangur gazetaren, që shpesh prek temat e padëshiruara për Ramën. Në fund të konferencës ajo madje i kërkon leje kryeministrit për të bërë një pyetje, por Rama ia pret shkurt “Jo, të faleminderit shumë, por konferenca mbaroi”.

Gjithsesi, pasi merr përgjigje negative Meta ngulmon. “Në çfarë statusi ishte i pranishëm Aleks Sorosi në këtë samit?” dëgjohet gazetarja që flet pa mikrofon në sallë.

Ambasadorët e pranishëm kthejnë kokën të befasuar, sepse nuk kanë kuptuar asgjë.

Në filmimin më poshtë Rama shihet që tërheq Varhelyin dhe e fton të largohen sa më parë nga salla. Vetëm kur i ka ikur syrit të kamerave, diku në prapaskenë kthen përgjigje: “Po ja, harroi të të pyesi ty…”.

Zakonisht kur është në prani të të huajve, zyra e shtypit e kryeministrit e “parapërgatit” konferencën me gazetarët preferencialë. Por në raste si kto, ia vlen të shihet se si kryeministri ikën i sikletosur dhe i pasigurtë përballë gazetarëve që ia refuzojnë pyetjet e gatshme.

VIDEO