AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 12:29

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Marrëveshja mes Kolegjit të Evropës dhe Ministrisë së Arsimit! Manastirliu: Do të ofrojmë një Kampus të ri me standarde

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Marrëveshja mes Kolegjit të

Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt sot në Tiranë u firmos edhe një marrëveshje.

Marrëveshja është firmosur mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë.

Në fjalën e saj Ministrja e Arsimit u shpreh se “Qeveria shqiptar është e përkushtuar që ti ofrojë kolegjit të Evropës një kampus të ri vitet që vijnë. Për këtë qëllim kemi hartuar projekt idenë e parë dhe parashikojmë që ajo të nisë zbatimin qysh prej këtij viti”.

“Po i afrohemi një objektivi, çeljes së një prej institucioneve evropiane që është Kolegji i Evropës. Ritmi, bashkëpunimin me partnerët tanë ka qenë dhe është i jashtëzakonshëm duke nënshkruar marrëveshjen që do të garantojë funksionimin e plotë të Kolegjit duke nisur nga ky vit deri në përfundimin e Kampusit.

Dua të falenderoj që kanë kontribuar në Universitetin e Tiranës

Qeveria shqiptar është e përkushtuar që ti ofrojë kolegjit të Evropës një kampus të ri vitet që vijnë. Për këtë qëllim kemi hartuar projekt idenë e parë dhe parashikojmë që ajo të nisë zbatimin qysh prej këtij viti.

Sot po zbulojmë vetëm  një koncept fillestar të këtij projekti fillestar. Pritet të jetë një strukturë e veçantë që mishëron jo vetëm ekselencën e këtij institucioni, por edhe ambicien tonë për arritjen e standardeve arsimore drejt anëtarësimit në BE”, tha në fjalën e saj ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.