AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 12:54

Hapja e Kolegjit të Evropës në Shqipëri, rektori i Universitetit të Tiranës: Kemi krijuar një master për trajnimin e personave që do të merren me procesin e integrimit

Hapja e Kolegjit të Evropës në Shqipëri, rektori i

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për hapjen e kampusit të ri të Kolegjit të Evropës në Tiranë, është shprehur se gjatë kësaj përudhe bashkëpunimi, është krijuar një master për trajnimin e personave që do të merren me procesin e integrimit.

Ai u shpreh se Universiteti i Tiranës i ka ofruar një pjesë të strukturës së saj Kolegjit si fillim, për të filluar funksionet e veta, dhe për të hapur këtë vit akademik programin e parë.

“Universiteti i Tiranës ka pasur nderin t’i ofroj një pjesë të strukturës së saj si fillim për të filluar funksionet e veta, dhe për të hapur këtë vit akademik programin e parë, me qëllim që instituti të bëhet operativ dhe të përfarojnë studentë nga rajoni e Shqipëria, duke i dhënë vizibilitetin rajonit nëpërmjet hapjes së kampusit të vetë jashtë BE”, tha ai.

Artan Hoxha: Kryefjalë e këtij samiti është integrimi në BE i rajonit dhe Shqipërisë dhe momenti kryesor që Shqipëria kalon është procesi i afrimit me standardet e BE, ku ne shohim perspektiven tonë. Universiteti i Tiranës bashkë më Kolegjin e Evropës, ka një bashkëpunim të hershëm.

Ne përpara se të përcaktohej se Kolegji të kishte një pjesë të aktivitetit të tij këtu, kemi rënë dakord nëpërmjet një memorandumi të përbashkët, dhe kemi punuar për proceset e integrimit, edukimit, kërkimi shkencor duke krijuar një master që trajnon ata persona që merren me procesin e integrimit. Ky bashkëpunim dhe oferta që qeveria i dha Kolegjit na sjell sot në këtë ditë të rëndësishme ku kolegjin nuk e shohim partner nga larg por që punuan bashkë me ne.

Universiteti i Tiranës ka pasur nderin t’i ofroj një pjesë të strukturës së saj si fillim për të filluar funksionet e veta, dhe për të hapur këtë vit akademik programin e parë, me qëllim që instituti të bëhet operativ dhe të përfarojnë studentë nga rajoni e Shqipëria, duke i dhënë vizibilitetin rajonit nëpërmjet hapjes së kampusit të vetë jashtë BE. Dua t’ju falenderoj ju që bëtë të mundur që ne sot të jemi në këtë ditë që të nënshkruajmë punën e një viti në mënyrë intensive që kur Kolegj filloi veprimtarinë në Shqipëri.