AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 12:43

“Pensionistët meritojnë rritje pensionesh”, Vasili: Rama tallet me karta Banke bosh

“Pensionistët meritojnë rritje pensionesh”, Vasili: Rama

Petrit Vasili ka deklaruar se ndërkohë që pensionistët meritojnë një rritje pensionesh, kryeministri Edi Rama tallet me karta Banke bosh.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se për Ramën nuk janë prioritet pensionistët.

Postimi i Vasilit:

Pensionistet meritojne rritje pensioni, Rama tallet me karta Banke bosh!

Pasi mori timonin dhe tepsine vetem ne vitin 2017 dhe i shkaterroi Postat shqiptare me patronazhiste tani po na thote se postat jane fajtore dhe kusare te pensionisteve.

Pra institucionet publike po rane ne dore te Edi Rames vetem degjenerojne e degradojne per turp dhe kthehen ne vatra te kalbuara ashtu si hipotekat, tatimet etj.

Qindra mijra pensioniste shqiptare vuajne sot nje jete me mungesa shume te medha bazike per shkak te pensioneve shume te ulta.

Me shume te drejte ata presin rritje tejet te merituar te pensioneve te tyre.

Edi Rama ne te kundert vazhdon beje veshin e shurdher dhe per te pensionistet nuk jane prioritet.

Edi Rama genjen me kartat bankare, qe pensionistet te marrin pensionet ne Banka, por nuk guxon te flase per rritje pensioni.

Pensionistet kane nevoje urgjente per rritje te qenesishme pensioni, per heqjen e TVSH per ushqimet baze, per sherbime mjeksore ne banese, per mbulim te pageses se barnave, e plot masa te tjera, qe te mundin te perballojne jeten.
Pensionistet kane ne jo pak raste probleme te shendetit, te vetmise dhe te varferise ekstreme dhe kjo kerkon pergjigje urgjente se koha nuk pret.

Pensionistet kane nevoje qe pensionet tu shkojne ne banese sepse mjaft prej tyre kane pamundesi fizike per te dale nga banesa.

Digitalizimet per faqe te zeze te sherbimeve te Edi Rames i kemi pare te gjithe se çfare deshtimi kane qene ndaj kursejani pensionisteve keto pallavra cinike dhe te pabesa me karta Banke bosh.

Digitalizimet per turp te Edi Rames kane krijuar nje ushtri ilegale individesh qe marrin leke nga pensionistet per nje aplikim ne e-albania.

Edi Rama eshte krenar qe vjedh pensionistet me inceneratore, koncesione dhe tendera, por rritje pensioni nuk ben.
Programi shume serioz i Partise se Lirise per pensionistet, i cili eshte tashme publik dhe i njohur nga te gjithe i jep pergjigje shume te forte drames sociale te pensionisteve dhe ndryshimit te jetes se tyre.

Propozimet e Partisë së Lirisë

1.Do të propozojë një amendament në ligjin e pensioneve për një përfitim në përputhje me masën e kontributit të atyre punonjësve të cilët kanë kontribuar në skemën e pensioneve në më pak se 15 vite

2.Do të propozoj një amendament në ligjin e pensioneve për një ndryshim të llogaritjes së indeksimit të masës së pensioneve duke konsideruar rritjen e çmimeve të artikujve ushqimorë

3.Do të propozoj Gjykatës Kushtetuese të gjykojë mbi shkeljen e ligjit të pensioneve nga Qeveria për mos indeksimin e masës së pensioneve në përputhje me ligjin përkatës

4.Do të propozoj Gjykatës Kushtetuese mbas këtij gjykimi rimbursimin e plotë të pensionistëve të rritjes së munguar ndër vite për 2013-2023.

PROPOZIMET PER SHENDETIN.

1.Mbulimin e plote financiar te te gjithe barnave, qe perdoren nga pensionistet dhe te pershkruara me recete mjekësore.

2. Mbulimin e te gjitha sherbimeve mjeksore dhe te infermierise ne banese per te pensionistet me probleme shendetesore.

3. Dhenien e sherbimit mjeksor me prioritet per pensionistet per evitimin e pritjeve te gjata ne qendra shendetesore apo spitale.

4. Sigurimin e sherbimeve mjeksore pa pagese per reabilitimin dhe fizioterapine per pensionistet me semundje invalidizuese.

5. Sigurimin pa pagese te materialeve mjeksore te trajtimit te pacienteve pensioniste ne banese si dhe artikujve mjeksore (paterica, karroca, shtreter ortopedike), qe mundesojne levizjen dhe pavaresimin jetesor te pensionisteve.

6. Zbatimin e detyruar te protokolleve te geriatrise ne qendrat shendetesore per pacientet pensioniste.