TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku.
Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Reztarta Schuetz, pas shqyrtimit të ankimit të depozituar nga Sollaku kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Gjyqtarja Sollaku u shkarkua nga detyra më 8 korrik 2021 nga Komisioni për probleme në kriterin e pasurisë.
Zegjine Sollaku pati një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ajo punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës gjatë periudhës 1993-2003. Prej vitit 2003 dhe deri në shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.