AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 12:48

Hapja e kampusit nga Kolegji i Europës, Varhely: Do të ndryshojë jeta ekonomike në Ballkan

Hapja e kampusit nga Kolegji i Europës, Varhely: Do të ndryshojë

Komisioneri valhelyi ka folur në lidhje me kampusin që do të ndërtohet në Tiranë nga kolegji i Europës.

Ai tha se kjo do të ndihmojë që Tirana të bëhet edhe më popullore ndërsa ka shtuar se kjo do të ndryshojë jetën ekonomike në Ballkan.

“Kolegji i Europës është duke hapur kampusin e tij në Tiranë për të nisur vitin akademik në shtator, me 31 studentët e parë nga gjithë Europa.

Jam i befasuar nga shifrat, Tirana do të bëhet edhe më popullore.

Ai që do ndërtohet edhe nga pikëpamja arkitekturore do jetë diçka që do të ndryshojë edhe jetën ekonomike në Ballkan", tha Varhelyi.