AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 11:32

“A do të paguash para për Becchetti-n?”, pyetja e gazetarit italian kap ‘mat’ Ramën. Ja si përgjigjet kryeministri

“A do të paguash para për Becchetti-n?”, pyetja e

Kryeministri Edi Rama priti sot në tapetin e kuq të gjithë pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë pritjes, Rama u pyet nga një gazetar italian nëse; “do të paguanin për Francesco Becchetti?”.

“Nuk e njoh,” u përgjigj Rama ndërsa gazetari tentoi të pyeste sërish, por kryeministri iu përgjigj me të njëjtat fjalë.

Gazetari italian ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do t’i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve.

I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”. Por duket se gazetari nuk e ka lënë me kaq, ndërsa shtoi se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë se ai do të jetë edhe pesë vjet këtu.