TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi ka komentuar paralajmërimet e Greqisë se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE për shkak të çështjes “Beleri”.
Varhelyi u shpreh se “nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse ti nuk e lejon të ecë përpara”.
Ndërsa theksoi se Shqipëria është gati të hapë negociatat për grup kapitullin e parë.
Oliver Varhelyi: Refuzoj që të flas në mënyrë negative për Shqipërinë. Nuk mendoj se ka në Bruksel njerëz që nuk bien dakord për arritjet e Shqipërisë.
Jemi të dakordësuar se Shqipëria është gati të hapë negociatat për grup kapitullin e parë, sado teknik që është si proces nuk e kuptoj pse ne nuk e marrim dot këtë vendim.
Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse ti nuk e lejon të ecë përpara. Duam të hapim negociatat për grup-kapitullin e parë.