TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shumë faqe ruse të lajmeve janë goditur nga grupi i hakerave Anonymous. Lexuesit që hynë në agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass për ngjarjet në Ukrainë u tronditën këtë të hënë.
“Të dashur qytetarë. Ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik”, thuhet në faqen e hakuar.
“Për disa vite do të jetojmë si në Korenë e Veriut. Çfarë është për ne? Për ta futur Putinin në tekstet shkollore? Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!” Nuk është e qartë se kush e ndryshoi faqen, por një logo e Anonymous ndoqi mesazhin dhe përfundoi me nënshkrimin: “Ky mesazh do të fshihet dhe disa prej nesh do të pushohen nga puna apo edhe do të burgosen. Por nuk durojmë dot më… Gazetarë indiferentë të Rusisë.