TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar sot në ambasadën e Ukrainës në Tiranë një takim me ambasadorin Volodymyr Shkurov.
Në një deklaratë për mediat pas takimit, kreu i shtetit tha se pushtimi rus i Ukrainës është agresion i pabesë dhe i pajustifikuar.
Sipas Metës, “vetëm rruga e dialogut në pozita të barabarta është zgjidhje për këtë situatë”.
“Jemi në krah të Ukrainës e Presidentit Zelensky, jemi për të shprehur dhe një herë tjetër ngushëllimet për viktimat e pafajshme e të gjithë të lënduarit nga ky agresion i pabesë dhe i pajustifikuar.
Ne kemi bërë e do bëjmë gjithë përpjekje me gjithë vendet demokratike e të përgjegjshme për të nxitur armëpushimin e rikthimin e mjeteve paqësore të dialogut bisedimeve dhe rrugëve dioplomatike të ndalimit të kësaj lufte por njëkohësisht besoj se vetëm rruga e dialogut në pozita të barabarta është zgjidhje për këtë situatë”, tha Meta për mediat.