AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 15:26

Rama në Londër për samitin e BERZH, flet për Procesin e Berlinit, asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur

Rama në Londër për samitin e BERZH, flet për Procesin e
Edi Rama në Londër

Mbretëri e Bashkuar - Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Londër ku po merr pjesë në Samitin e BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor. 

Në fjalën e tij, Rama bëri një përmbledhje të objektivave strategjike të Shqipërisë dhe investimeve që po bëhen në energji, turizëm, infrastrukturë dhe digjitalizim. 

Kryeministri foli për investimet në infrastrukturë që do të ndihmojnë turizmin, duke përmendur korridorin blu, si pjesë të Procesit të Berlinit. 

"Këtu po flas për korridorin blu, që është pjesë e rrjetit evropian, pjesë e procesit të Berlinit dhe pjesë e asaj çka kemi gatuar sëbashku më Komisionerin Varhelyi dhe do të nxisim realizimin sa i takon autostradës". 

Rama nuk e përmendi në fjalën e tij, nismën rajonale për Ballkanin e Hapur, të mbështetur fort kryesisht prej tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. 

Ballkani i Hapur ka qenë në fokusin e analistëve në Shqipëri ditët e fundit, pas agresionit rus në Ukrainë dhe refuzimin e Serbisë për të mbajtur një qëndrim që dënon aktet e Putin. 

Ky qëndrim ambig duket se e ka vënë edhe njëherë përballë një sprove të madhe idenë për heqjen e kufijve nën ombrellën e "Open Balkan". 

Në Samit kryeministri renditi disa nga objektivat kryesore të Shqipërisë:  

1-Energjia sigurisht, është shndërruar në pikë qëndrore dhe po punojmë për të qysh prej ditës së parë që kam ardhur në qeveri. Tani po ecim drejt realizimit të objektivit për të patur një vend të pavarur nga pikëpamja energjitike.
Ne kemi problemin e të qenit të varur nga energjia hidrike, që na bën një vend me energji 100% të ripërtëritshme, por kjo bashkëshoqërohet me dobësinë e energjisë nga vetëm një burim, ndaj po diversifikojmë, për energjinë diellore dhe energjinë e erës.

2-I dyti është turizmi, i lidhur fort me infrastrukturën. Këtu po flas për korridorin blu, që është pjesë e rrjetit evropian, pjesë e procesit të Berlinit dhe pjesë e asaj cka kemi gatuar sëbashku më Komisionerin Varhelyi dhe do të nxisim realizimin sa i takon autostradën. Jemi të lumtur që në të njëjtin koridor do të kemi hekurudhën.

3-Kemi nisur po kështu investimet në portet e reja turistike dhe portin e ri tregtar në Durrës, që do të transformojë tërësisht tablonë e vendit si vend turistik, me katër porte të reja turistike. Ndërkohë që porti tregtar do të nxirret jashtë qytetit. Kemi aeroportet e reja, kemi përfunduar aeroportin e ri në verilindje, kemi nisur tjetrin në jug. Po bëjmë përgatitjet për të nisur aeroportin e katër në jug.

4- Digjitalizimi i plotë dhe investimi për të afruar rininë me teknologjinë. Kemi 95% të shërbimeve për njerëzit në mënyrë të plotë digjitale.

Rama në Londër për samitin e BERZH, flet për Procesin e