AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 15:29

Mbi tri orë bisedime, përfundon takimi mes delegacioneve ruse dhe ukrainase

Mbi tri orë bisedime, përfundon takimi mes delegacioneve ruse dhe

Pas më shumë se tri orë bisedime, ka përfunduar takimi mes delegacioneve ukrainase dhe ruse. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

“Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar”, tha Gerashchenko në kanalin e tij Telegram, raporton Interfax.

Që në nisje të takimit, Ukraina kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse”.

Ndërkohë, Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje që do ishte në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky.

Përpara fillimit të takimit, presidenti ukrainas Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse të linin armët dhe ndërsa Bashkimit Europian i kërkoi të anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në union.

Ulja në tryezë e dy delegacioneve, vjen në ditën e pestë të hyrjes së forcave ruse në Ukrainë. Bisedimet synojnë ndërprerjen e luftës.