AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 14:20

Granata të pashpërthyera, trupa të ushtarëve rusë të pajetë në tokë dhe automjete të shkatërruara, çfarë la pas beteja në urën pranë Kievit

Granata të pashpërthyera, trupa të ushtarëve rusë

Granata të pashpërthyera, automjete ushtarakë të shkatërruar dhe trupa të ushtarakëve të pajetë në tokë kanë mbushur një urë të djegur pranë Kievit, pas një sulmi rus që u zmbraps nga forcat ukrainase.

Korrespondenti i CNN, Matthew Chance kalon nëpër rrënojat e asaj çfarë la pas përplasja mes dy forcave ushtarake, kur trupat e ushtarëve rus shihen të braktisur në asfalt.

“Zyrtarët dhe ushtarët ukrainas me të cilët kam folur gjatë dy orëve të fundit janë absolutisht të entuziazmuar nga kjo fitore”, tha Chance.

Kolona ruse është shkatërruar plotësisht”, tha ai.

Sipas gazetarit, fitoret në disa ‘beteja’ i kanë i kanë bërë ukrainasit të ndjejnë se mund ta fitojnë këtë luftë.

Forcat ruse kanë hasur në rezistencë “më të ashpër se sa pritej” nga ushtria ukrainase, si dhe vështirësi të papritura në furnizimin e forcave të saj, thanë për CNN dy zyrtarë të lartë amerikanë.