TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës, ka pezulluar nga detyra e kreut të FSHF, Armand Dukën.
Gjykata ka vendosur caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
Prokuroria kishte kërkuar ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së Armand Dukës, me argumentin se në ngarkim të personit nën hetim, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se ka konsumuar veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjykata ka pezulluar gjithashtu Ardian Haçin, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqata Rajonale Futbollit Tiranë dhe Ilir Shkulkun, Sekretar i Përgjithshëm i FSHF.
Gjykata ka rrëzuar kërkesën për pezullimin ndaj Koço Kokëdhimës, Kryetar i Komisionit të Verifikimit pranë FSHF.
Vendimi:
1.Pranimin e kërkesës.
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
2.Pranimin e kërkesës
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
3.Pranimin e kërkesës.
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
4.Rrëzimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim Koço Kokëdhima,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
5.Vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
6.Vendimi t’i njoftohet personave nën hetim Ardian Afrim Haçi, Ilir Ismail Shulku, Armando Enver Duka dhe Koço Theodhori Kokëdhima.
7.Kundër këtij vendimi për caktimin e masës së sigurimit lejohet ankim brënda 5 (pesë)ditëve duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.