AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 13:11

“Raketa dhe armë antitank”, Stoltenberg telefonon Zelenskyn: Aleatët po rrisin mbështetjen për Ukrainën

“Raketa dhe armë antitank”, Stoltenberg telefonon Zelenskyn:

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët e NATO-s po e rrisin mbështetjen për Ukrainën, me raketa të mbrojtjes ajrore, me armë antitank, si dhe me ndihma humanitare dhe financiare.

Në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe se e ka përgëzuar atë për trimërinë e popullit dhe të forcave të armatosura të Ukrainës.

Një ditë më herët, Bashkimi Evropian njoftoi se do të financojë armatimin e Ukrainës, për ta ndihmuar atë që të mbrohet kundër pushtimit rus.