AKTUALITET, 21 Prill 2025, 23:45

Nazarko: “Lëvizja Bashkë” e ka pasuruar ligjërimin politik me kauza të rëndësishme sociale

Nazarko: “Lëvizja Bashkë” e ka pasuruar ligjërimin

Analisti Mentor Nazarko vlerësoi partinë “Lëvizja Bashkë”, duke deklaruar se e ka pasuruar ligjërimin politik me kauza që janë të rëndësishme, të karakterit social. Ai mori si shembull PS-në si parti e majtë që ka rrëshqitur dhe është përqëndruar në politika zhvillimore që kanë fuqizuar grupe të caktuara, ndërsa niveli minimal i varfërisë nuk ka ulje të ndjeshme kur duhet të kishte ndodhur e kundërta. 

“E vërteta është që në një pjesë të pohimeve që u thanë këtu “Lëvizja Bashkë” e ka pasuruar ligjërimin politik me kauza që janë të rëndësishme, të karakterit social. Ky është kontribut i madh. PS si parti e majtë ka rrëshqitur dhe është përqëndruar në politika zhvillimore që kanë fuqizuar grupe të caktuara. Niveli minimal i varfërisë nuk ka ulje të ndjeshme ndërkohë që duhet të kishte ndodhur e kundërta. Në këtë kuptim është e dhënë pozitive. Edhe ndikimi që ka patur kjo parti për çështjen e pensioneve.

Duke parë programin e tyre unë vë re që në gjithë numrin e madh të faqeve që janë pjesërisht sipërfaqësore, shihen si te industria, bujqësia, industria e lehtë dhe ushqimore, shihet një bagazh të dhënash.

Programi i tyre, që valëvilet edhe për numrin e madh të faqeve, por brenda këtij këtij kontributi ka edhe zgjidhje interesante, si për të ardhurat mbi 100 mijë euro. Ka frazeologji të përgjithshme për integrimin evropian. Ose kooperativizmi në bujqësi që është e rëndësishme.  

Por kjo partia vuan nga megalomia se quhet “Lëvizja Bashkë”. Identifikohet me liderin e saj. Por, gjithsesi, në atë hartën politike, ajo sjell një kontribut”- tha Nazarko.