AKTUALITET, 21 Prill 2025, 23:02

“Denonconi çdo kullë, por akuzoni edhe pa fakte”, Xama debaton me Qorin dhe Muçin për programin e “Lëvizja Bashkë”

“Denonconi çdo kullë, por akuzoni edhe pa fakte”, Xama

Gazetarja Ola Xama debatoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV me Arlind Qori dhe Redi Muçin, të partisë ‘Lëvizja Bashkë”. 

Pjesë nga debati

Ola Xama: Jam shprehur për programin e “Lëvizjes Bashkë”. Është identitikuar shumë mirë pjesa se për çfarë lëngon ekonomia dhe qeverisja, që lidhet me kapjen e shtetit, oligolopet dhe monopolet, që duhet t’i vijë një fund. Çështja është si i adresojnë dhe aty ndahem. Tjetra, sa të vërtetë e kanë qasjen partitë e reja, sa i kanë shanse të vijnë në pushtet që të diskutojmë pastaj programet dhe sa seriozisht e kanë angazhimin te premtimet që bëjnë?

Arlind Qori: Ne edhe individualisht edhe kolektivisht dallojmë si njerëz serioz. Ajo 177 faqe është produkt i një pune të gjatë dhe skrupuloze. Çdo vend i keqqeverisur ka probleme të thella dhe komplekse. Ne nuk bëjmë si Rama që thotë nuk kam fare program, por kam pasaportën e BE. Të tjerët bëjnë bullet points.

Ola Xama: Programet e vjetra të partisë së punës kanë qenë. Mjafton të kesh seriozisht frymën e ndryshimit. Të gjithë partitë e reja, kanë premtuar rritje pensionesh, çështjen e minimumit jetik, janë kopjuar te ju apo te njëra-tjetra, çështja është sa të realizueshme janë sepse në fund fiton PS ose PD.

Arlind Qori: Redi është inxhinier dhe ka punuar shumë për programin e industrisë. Unë jam pedagog i shkencave sociale dhe kam dy vjet që punoj për çështjen e pensioneve. Kam lexuar gjithçka të mundshme për pikën e pensioneve dhe e kam shkruar vetë kapitullin e pensioneve.
Unë bëj edhe ushtarin e rrugës, merrem edhe me programin, mbaj edhe fjalim. E kam studiuar, me seriozitetin më të madh, duke menduar që qytetarët do të japin votën sot. Ne nuk jemi megallomanë të themi që do të fitojmë në 11 maj. Ne duhet ta marrim politikën seriozisht. Duhet të marrim në konsideratë edhe shumë të vështirë. Një parti nuk mund të thotë më falni se më votuat më shumë seç duhet.
Ne kemi pensionet më të ulëta në Evropë. Kemi një nivel korrupsioni të jashtëzakonshëm. Informaliteti në punë është 44%. Si zgjidhen këto probleme? Kemi dëgjuar për gropën e pensioneve. Nuk zgjidhet pa rimëkëmbur ekonominë. Nuk zgjidhet pa luftuar informalitetin.

Ola Xama: Pse jeni ndryshe ju?

Arlind Qori: Asnjë parti tjetër nuk del dhe të thotë asnjë fjali tjetër më shumë se 200 euro pensioni minimal. Unë mund të mbaj ligjëratë dy orë se si mund të rriten pensionet. Ne sikur të kemi informalitetin si Maqedonia e Veriut, nund të siguronim 530 mln euro, që të rrisësh pensionet.

Ola Xama: Ky është skenar shumë i mirë, këto thoshte Shkëlqim Cani kur ishte PS në opozitë.

Arlind Qori: Ne jemi gati të vijmë sërish këtu dhe të japim llogari.

Ola Xama: Nëse flasim për vendet e Evropës kur del në fushatë dhe thua do të ul taksën, ai nuk të voton se thotë çfarë shërbimi do të heqësh.

Redi Muçi: Varet se sa ministrat e mëparshëm kanë patur vërtetë qëllim ta realizojnë dhe sa i ka lejuar kryeministri. Në programin tonë, e vini re dallimin, kur intervistohet një politikan dhe një ekspert. Arlindi ka dallim në retorikë.

Ola Xama: Qasja që keni ju në krahasim me forcat e tjera. Më ka pëlqyer “Lëvizja Bashkë”, që ka përmendur biznesmenët e mëdhenj me emër, për këtë e duartrokas. Ka denoncuar çdo kullë, jo dy këtej dhe tre andej. Por, kam parë akuzat që “Lëvizja Bashkë” ka bërë ndaj kundërshtarve, qoftë partitë e reja, por edhe me PS dhe PD, ku akuzoni pa fakte. Më duket retorikë e vjetër.

Redi Muçi: Po flisnim për programin, një analizë që vlen për 10-vjeçarin e ardhshëm. Problematikat janë ato, zgjidhjet janë këto që propozojmë ne. Sa i përket akuzave, nuk më rezulton. Por për afera korruptive, që dëgjojmë edhe nga ju, ne mbajmë qëndrim politik, por të akuzojmë njeri pa fakte, ne mund shfaqim mosbesimin…

Ola Xama: Kam parë retorikë që akuzohet pa fakte. Ka qenë Shehaj përballë me Arlindin.

Arlind Qori: Unë i thashë ti nuk ke lexuar libra.

Ola Xama: I the që nuk ke sindikatë, kur nuk e kishe verifikuar. A keni apo jo sindikatë gazetarët nuk e keni ngritur. Por a dilni apo jo në TV e ngrini.