TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Sokol Bregu, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV atentatin me katër të plagosur në rrethrrotullimin e Shkozës në Tiranë, u shpreh se në ngjarje dyshohet se ka marrë pjesë një grup me 16 vetë.
Sipas tij, është i njëjti grup që ngatërroi edhe shënjestrën në një atentat në Don Bosko, gati dy vite më parë, ku mbeti e vrarë një banakiere.
“Roan Brahimi, në një dekadë në krim ka marrë pjesë në shumë ngjarje kriminale dhe i'a la familjes në shpinë. Nuk bëj lidhje me ngjarjen në Lundër sepse duhet të kemi të bëjmë me një grup që ka angazhuar 16 vetë.
I njëjti grup ngatërroi edhe vrasjen e banakieres në Don Bosko, ku shënjestër ishte Fatjon Murati. U hap zjarr nga jashtë i pakontrolluar. A kanë ngatërruar targën e automjetit? Policia po heton në tre pistave. Shumica mendojnë se nuk ka lidhje mes familjes së kompanisë së Security. Dy të tjera lidhen me ngjarjen e Lezhës.
Nëse do të ketë ndodhur në këtë formë, në Shqipëri njihet një atentat në këtë lloj forme, ndaj bosit të krimit Emiljano Shullazi që nuk e vrisnin dot dhe i plagosën shokun.
Kemi të bëjmë me një grup të jashtëzakonshëm nëse ka ndodhur kështu”- tha Bregu.