TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës në kuadër të fushatës elektorale, ka reaguar ndaj kritikave për fokusin e takimeve të tij me gratë dhe vajzat, duke i quajtur “gyshmakë” ata burra që e shohin këtë si problem.
“Pse bëj mbledhje vetëm me gratë dhe vajzat? Kjo po fillon të shqetësojë disa burra. Ata që e bëjnë problem këtë gjë, janë gyshmakë. Janë çyrykë. Sepse edhe unë, nëse nuk kuptoj rolin e gruas sime dhe pozicionin tim në krah të saj, jam çyryk,” u shpreh Rama.
Ai theksoi se përpara përfshirjes masive të grave në politikë nga Partia Socialiste, vendi ishte “gjysmak”, duke e lënë jashtë funksionimit gjysmën më të mirë të shoqërisë.
“Shqipëria ka qenë gjysmake, sepse gratë shtypeshin dhe anashkaloheshin. Kemi kënetën me burra sa të duash. Në PS kishim vetëm 12% gra. 90% burra. Imagjinoni një shtëpi me 9 burra dhe vetëm një grua. Sot kemi arritur në 40% dhe kjo nuk duhet të ndalet derisa të bëheni 50%,” theksoi ai.