AKTUALITET, 21 Prill 2025, 17:47

“Sa më shumë na urrejnë, aq më shumë zhyten vetë”. Rama ironizon opozitën nga Durrësi

“Sa më shumë na urrejnë, aq më shumë zhyten

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar të Durrësit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I mbështetur nga një turmë simpatizantësh, Rama u shpreh i sigurt në fitoren e radhës, duke ironizuar opozitën me fjalët: “Plasi syri i keq. Jam shumë i sigurt kur shikoj këto pamje se mandati i 9-të u mor. Sa më shumë na marrin inat, aq më shumë zhyten vetë.”

Kryeministri iu rikthye me humor kritikëve që komentojnë pjesëmarrjen e lartë të grave në strukturat e PS-së, duke theksuar transformimin që ka ndodhur në parti.

“Kur nisëm këtë rrugë, PS e Durrësit dominohej nga burrat, kishte shumë pak gra në organizim,” tha Rama. “Tani jo vetëm që janë pjesë e rëndësishme, por një grua është në krye të drejtimit të qytetit. Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua – kjo është forca e re.”