TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Albana Laknori, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se nëse në Shqipëri, mbyllet hendeku i pagave mes grave dhe burrave, GDP e vendit rritet me 10 përqind.
Laknori u shpreh se në vendin tonë, 54 përqind e grave përdorin kursimet e tyre për të hapur një biznes.
“Shqipëria në 2022, ka mbyllur hendekun gender dhe është vendi i 18-të në mundësitë që i jepen grave globalisht. Kjo GDP, në Shqipëri, nëse do mbyllet hendeku i pagave mes grave dhe burrave, do e rrisë nivelin e GDP me 10 përqind. 31.2 përqind e ndërmarrjeve në Shqipëri, janë të drejtuara nga gratë. Gratë që drejtojnë biznese, janë më shumë në tregti, shërbime, hoteleri dhe ushqime. 9 në 10 gra sipërmarrëse jetojnë në zona urbane, Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Durrës. 58 përqind e grave që drejtojnë sipërmarrje kanë 1-4 punonjës. Më shumë se gjysma, 53.9 përqind, për të hapur një biznes, përdorin kursime familjare dhe jo financime nga bankat. 1 në 10 gra sipërmarrëse merr financim nga banka tregtare. Problematikat i kemi të njëjta si Kosova. Në rajon, 1 në 3 sipërmarrëse janë gra”, theksoi ajo.