AKTUALITET, 30 Mars 2022, 19:15

A do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

A do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar? Ja si
Edi Rama, Kryeministër

Kryeministri Edi Rama mohoi të ketë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama zbuloi se fokusi i takimit të socilaistëve ishte në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste dhe jo me ndryshimet në radhët e kabinetit qeveritar.

Ai theksoi se në mbledhjen e kryesisë është diskutuar edhe për presidentin e ri.

“Ndryshime në kabinet s’ka arsye pse të ketë. Ne kemi bërë mbledhje që ka në qendër të vëmendjes kongresin e PS, agjendën e kongresit, temat, formën e re, statutin e ri të PS.

Kemi folur për të mbledhjen e të dhënave të fshehta të të gjithë përfaqësuesve të grupit parlamentar dhe kryesisë, për opinion për presidentin e republikës”, tha Rama.