AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 21:05

Milva Ekonomi: Mesazhet e rëndësishme të Ramës në Bordin e Paqes

Milva Ekonomi: Mesazhet e rëndësishme të Ramës në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sot në ceremoninë hapëse të Bordit të Paqes në Washington D.C.

Në fjalën e tij të shkurtër, Rama shprehu përkrahjen e plotë për Bordin e Paqes, por iu drejtuar mikpritësit për kërkesën e prokurorit në Hagë për të dënuar me nga 45 vite ish-drejtuesit e UÇK-së.

Milva Ekonomi, deputete e PS-së, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se fjalimi i Ramës kishte shumë mesazhe të rëndësishme.

“Fjalimi kishte disa mesazhe të rëndësishme. E para thoshte që rrugëtimi i Shqiëprisë dhe pjesëmarrja në Bordin e Paqes ishte vendimarrje e arritur mbi bazën e dy partive kryesore. Elementi i dytë kishte të bënte me rolin që duhet të marrë organizata e OKB, faktin që duhet të ribëjë veten, mund të jetë një element i rëndësishëm që Bordi i Paqes mund ta japë një spunto.

E treta, rolin që ka Shqipëria si një vend që eksporton stabilitet dhe paqe. Në Bordin e Paqes, ka të bëjë me vendosjen e paqes. Shqipëria është një vend që ka eksportuar paqe, e ka treguar edhe nëpërmjet disa misioneve ndër vite. Ka qenë drejtuese e OSBE për një përiudhë kohe, apo pen holder në Këshillin e Sigurimit së bashku me SHBA.

Ishin gjithashtu pjesë e fjalimit të kryeministrit. Nga ana tjetër, fakti që ai e lidhi edhe ardhmërinë e Gaza, me atë që Shqipëria është e gatshme të bëjë me paqen në Gaza, që të ketë mundësi për të një të ardhme më të qetë dhe prospere.

E lidhi paqen në Gaza edhe në pjesën tonë, luftën mes Serbisë dhe Kosovës, ku vetë zoti Trump ka ndërmjetësuar.

Roli që duhet të kenë institucionet e drejtësisë, foli edhe për drejtësinë ndërkombëtare”- tha deputetja Milva Ekonomi.