AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 16:28

Bordi i Paqes, Donald Trump: Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa në Gaza

Bordi i Paqes, Donald Trump: Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me

Është mbledhur Bordi i parë i Paqes në Uashington, aty ku krah SHBA-së, marrin pjesë edhe Shqipëria me Kosovën.

Në fjalën e tij, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh se si të gjitha shtetet e tjera, edhe Shqipëria me Kosovën do të angazhohen me trupa në terren në Gaza.

“Kemi një përgjigje shumë të mirë nga Evropa. Gëzojmë një lidhje shumë të fortë me Evropën dhe me NATO-n. Norvegjia ka rënë dakord të presë një event ku do të mblidhet Bordi i Paqes. Mendova se do të më jepnin Çmimin Nobel për Paqen – kjo është më pak entuziaste – por nuk më interesojnë çmimet, më intereson paqja. Kam një aftësi për të ndaluar luftërat dhe do ta përdor atë. Dua të shpëtoj jetë dhe nuk më interesojnë çmimet.

Janë premtuar 2 miliardë dollarë fonde për Gazën. Japonia ka premtuar të organizojë një konferencë për mbledhjen e fondeve, Kina do të jetë e përfshirë dhe mendoj se edhe Rusia do të pajtohet. FIFA do të ndihmojë për të mbledhur 77 miliardë euro për Gazën; mendoj se kjo lidhet me fushat sportive. Së shpejti do të njoftojmë detajet dhe, nëse mundem, do të shkoj atje së shpejti.

Kombet që janë sot këtu nuk do të mbledhin vetëm fonde, por disa prej tyre do të dërgojnë edhe personel për të mbikëqyrur dhe garantuar një paqe të qëndrueshme në Gaza. Indonezia, shumë faleminderit. Maroku, faleminderit shumë. Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani kanë premtuar trupa dhe polici për Gazën. Besoj se do të kemi njerëz shumë të mirë në atë forcë policore.

Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që synon paqen në Lindjen e Mesme. Tani është koha që Irani të bashkohet me ne. Nuk duhet të destabilizojë rajonin. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, gjëra shumë të këqija mund të ndodhin”, tha Trump.