TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shkëndijë elektrike në paketën e matësve dyshohet të jetë bërë shkak për rënien e zjarrit brenda godinës së Bashkisë së Vorës.
Në çastin e rënies së zjarrit kanë qenë brenda godinës edhe disa nëpunës të Bashkisë Vorë, të cilët mësohet se kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikse.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se zjarri është nën kontroll. Po ashtu shërbimet e Komisariatit Nr. 7 po kryejnë procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Gjithashtu, kujtojmë se Bashkia Vorë që prej rënies së tërmetit në vitin 2019 i ka zhvendosur zyrat në këtë godinë provizore, për shkak se objekti tjetër pësoi dëme të konsiderueshme.