AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 17:36

Shembet segmenti Kuç-Qeparo! Berisha denoncon: Aty ku ndërton rrugë “Rilindja”, lë gjurmë vetëm hajdutëria!

Shembet segmenti Kuç-Qeparo! Berisha denoncon: Aty ku ndërton

Një tjetër segment rrugor është dëmtuar në vend, duke nxjerrë në pah edhe njëherë cilësinë e dobët të punimeve dhe dyshimet për abuzime.

Është kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, që e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një video ku shfaqet i shembur segmenti rrugor Kuç-Qeparo, në qarkun e Vlorës.

Në pamje dallohet qartë rruga e dëmtuar plotësisht, me një çarje të madhe përgjatë asfaltit.

Berisha e cilëson si gjendje skandaloze e infrastrukturës dhe një nga shumë rrugët problematike të shembura, të ndërtuara nga qeveria e Edi Ramës dhe ministrja e linjës, Belinda Balluku.

Postimi i kreut të PD thekson se:

“Aty ku ndërton rrugë ‘Rilindja’ lë gjurmë vetëm hajdutëria, segmenti rrugës Kuç–Qeparo”.