TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në mbledhjen e Bordit të Paqes të mbajtur në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi pjesëmarrjen e disa liderëve ndërkombëtarë, duke theksuar se ishte “i nderuar” nga prania e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, ai pati edhe vlerësime për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën u shpreh se “po bën një punë të madhe”.
“Sot jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama nga Shqipëria. Presidentin e Argjentinës e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit, i mbështes. Tani mbështes liderë të huaj, përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë. Kam mbështetur edhe kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit. Kemi këtu edhe presidenten Osmani – faleminderit, po bëni një punë të madhe”, tha Trump.