AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 18:17

Firmoset Bordi i Paqes/ Pas mbledhjes, Trump bisedon veçmas me Ramën dhe Osmanin

Firmoset Bordi i Paqes/ Pas mbledhjes, Trump bisedon veçmas me Ramën

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, janë parë duke biseduar veçmas me Presidentin Donald Trump pas mbledhjes së Bordit të Paqes. 

Nga gjuha e trupit, duket se diskutimi mes presidentit amerikan dhe 2 liderëve shqiptarë dukej i afërt dhe serioz. Edhe ndarja e kryeminisrit Rama me presidentin Trump la të kuptonte se bashkëpunimi do të vijojë intensivisht dhe pas mbledhjes së sotme.

Është firmosur zyrtarisht Bordi i Paqes nga 50 shtete, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e United States Institute of Peace “Donald J. Trump” në Washington, D.C..

Mbledhja inauguruese u hap me fjalën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili falënderoi për pjesëmarrjen Kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë seancës, Rama mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes, duke theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi të ri ndërkombëtar për promovimin e paqes dhe stabilitetit.