AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 16:12

“Zgjidha konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”/ Trump-Vjosa Osmanit: Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon!

“Zgjidha konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”/ Trump-Vjosa

Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në takimin e parë të Bordit të Paqes, komentoi edhe çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi sërish se ka luajtur një rol në ndalimin e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa në ceremoni prezente ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.

Trump iu drejtua Osmanit duke i thënë se është bërë një punë e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se nëse do të ketë probleme në të ardhmen, ata duhet thjeshtë të telefonojnë atë.

“Çfarë pune të jashtëzakonshme keni bërë. Dhe tani po silleni mirë dhe kur nuk shkoni mirë më telefononi mua”, u shpreh ai. 

“Kosova dhe Serbia, edhe atë e zgjidha. Kosova dhe Serbia, kemi bërë punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë më merrni në telefon do ta zgjidhim.”, u shpreh presidenti i SHBA.