AKTUALITET, 19 Gusht 2022, 11:20

“Mik i madh i shqiptarëve”, Meta uron Bill Clinton për 76-vjetorin e ditëlindjes

“Mik i madh i shqiptarëve”, Meta uron Bill Clinton për

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton feston sot 76-vjetorin e lindjes dhe urimet për të kanë janë të shumta.

Nuk ka munguar gjithashtu as urimi i kryetarit të partisë “Partia e Lirisë”, Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Meta i uron ish-presidentit amerikan 76-vjetorin e lindjes, ndërsa krahas urimit ka bashkangjitur dy foto.

Në njërën prej tyre Meta shfaqet krahë për krahë me Clinton.

Në urimin e tij Meta thekson se Bill Clinton është mik i madh i shqiptarëve.