AKTUALITET, 18 Gusht 2022, 19:57

Çudia më e fundit nga Shqipëria, statujë e Mbretëreshës Elizabeth II në Has! Kryebashkiaku: 80% e hasjanëve mbijetojnë falë ndihmës që vjen nga MB

 

Çudia më e fundit nga Shqipëria, statujë e
Foto ilustrim: Kryebashkiaku i Hasit dhe Mbretëresha

 

Kryebashkiaku i Hasit, Liman Morina, kërkon të vendosë statujën e Mbretëreshës Elizabeth II, në sheshin e Hasit, në shenjë mirënjohje për emigrantët shqiptarë që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar. 

Morina tha në një intervistë për Euronews Albania se ky vendim u mor për të shprehur mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar që siç theksoi është i vetmi burim mbijetese për shumë hasjanë. 

Sipas kryebashkiakut, prej më shumë se gjashtë vjetësh Hasi është lënë në harresë të plotë nga qeveria çka i ka detyruar shumë të rinj të largohen, kryesisht drejt Britanisë së Madhe. Morina tha se aktualisht çdo familje hasjane ka një ose më shumë pjesëtarë në MB.

“Mbi 80 për qind e hasjanëve mbijetojnë falë ndihmës që vjen nga Mbretëria e Bashkuar. Çdo familje ka një person në Angli. Aktualisht edhe të punësuarit duan të ikin, pasi rrogat janë minimale. Muajt e fundit ka një trend shumë të lartë largimesh”, thotë kryebashkiaku.