AKTUALITET, 19 Gusht 2022, 09:32

Aktivizohet zjarri në malin e Dukatit, zjarrfikëset nuk ndërhyjnë dot

Aktivizohet zjarri në malin e Dukatit, zjarrfikëset nuk

Mëngjesin e sotëm është aktivizuar zjarri në malin e Dukatit në Shëngjergj të Vlorës.

Flakët kanë nisur që prej orës 04:30 të mëngjesit ndërsa zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot prej terrenit të vështirë.

Zjarrin dyshohet se e kanë vënë vetë barinjtë e zonës, të cilët janë kthyer në problem për zjarrfikësit në thuajse çdo sezon veror. Nuk dihet nëse nga flakët e zjarrit kanë rrezik që të preken banesat pranë.