TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja zbardhen nga atentati me dy të vrarë në Panaja të Vlorës.
News 24 raporton se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda, nisur nga momenti që atentatorët qëlluan me breshëri plumbash nga makina e tyre paralel me makinën ku ndodheshin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, deri në momentin që u zunë pritë.
Pasi makina e viktimave ra në kanal, dy nga autorët ndaluan dhe dolën nga makina dhe qëlluan përsëri drejt automjetit ku ishin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo dhe u siguruan që atentati u krye me sukses dhe më pas u larguan.
E gjitha kjo ka zgjatur vetëm 120 sekonda, ku saktësia dhe precizoni i autorëve ka qenë tepër i lartë.
Autorët e mbyllën atentatin dhe ekzekutuar dy objektivat brenda 120 sekondave. Grupi hetimor ka dyshime të forta se autorët janë vrasës me pagesë.