AKTUALITET, 19 Gusht 2022, 08:30

Shqipëria sot nën pushtetin e të nxehtit afrikan, ja sa do të arrijnë temperaturat

Shqipëria sot nën pushtetin e të nxehtit afrikan, ja sa do

Territori shqiptar do të jetë sot nën ndikimin e masave ajrore Afrikane, ku në periferi moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë deri vonë pasdite.

Në mbrëmje do të shfaqen vranësira të lehta nëpër të gjithë territorin ndërsa në ekstremin veri-verilindje do të gjenerojnë momente me shira të pakët.

Rritja e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.