AKTUALITET, 19 Gusht 2022, 11:00

Dyshohet se vrau qenin endacak, gjobitet me 30 mijë euro shqiptari në Greqi: Më hëngri pulën

Dyshohet se vrau qenin endacak, gjobitet me 30 mijë euro shqiptari në

Një shqiptar në Greqi është arrestuar dhe është gjobitur me 30 mijë euro, pasi dyshohet se ka vrarë me shufër hekuri një qen endacak në Lagadha.

Sipas mediave greke, shqiptari pretendon se vrau qenin, pasi kafsha i hëngri një pulë.

Ndaj emigrantit shqiptar, 44 vjeç, është ngritur një padi për vrasje të kafshëve, ndërsa mësohet se në ditët në vijim Prokuroria do të nxjerrë verdiktin përfundimtar për të.