AKTUALITET, 18 Gusht 2022, 21:38

Revoltohet policja e famshme nga Elbasani: O gazetarë të degjeneruar, pse zhgarravisni për policinë?!

Revoltohet policja e famshme nga Elbasani: O gazetarë të degjeneruar,

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake, ka reaguar me egërsi ndaj mediave që sipas saj po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti. 

Revoltohet policja e famshme nga Elbasani: O gazetarë të degjeneruar,

Reagimi i polices, erdhi pas vrasjes së mbrëmjes së djeshme në Elbasan ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Pasi e vrau në mes të qytetit, autori i dyshuar i vrasjes, iku në drejtim të paditur duke mos u kapur nga policia. Megjithatë sipas Kostanit, policët e këtij qyteti janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat” dhe ata që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë” nuk e shohin...

Policja shkon deri aty madje sa thotë se vajzat që raportojnë për kronikën dhe që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.