AKTUALITET, 26 Shkurt 2026, 13:33

'Metamorfoza'/ Pretenca e SPAK, ja sa vite burg kërkon për biznesmenin Gjoka e ish-zyrtarin e Policisë, Hasanbegaj. Akuzohen për vrasjen e Ndojit

'Metamorfoza'/ Pretenca e SPAK, ja sa vite burg kërkon për

SPAK ka dhënë pretencën për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, për shkak se dosja u veçua nga të pandehurit e tjerë të dosjen Metamorfoza.

Për investitorin strategjik u kërkua dënimi me 14 vite burgim, ndërsa për Ardit Hasanbegaj u kërkuan 9 vite burg.

Të dy pavarësisht dënimit që do të marrin përfitojnë ulje të një të tretës nga gjykimi i shkurtuar. Dy të pandehurit akuzohen për sigurim  kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Biznesmeni Pellumb Gjoka po gjykohet bashkë me disa të pandehur të tjerë me procedurë të zakonshme për  vrasjen e Gjin Ndojit në 2020, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.

Në seancën e radhës, të caktuar më 9 mars, gjykata do të dëgjojë konkluzionet e mbrojtjes.

Në një proces paralel në GJKKO, Gjoka dhe disa të bashkëpandehur po i nënshtrohet një gjykimi të zakonshëm për akuzën e vrasjes.