TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me liderin e opozitës turke Kryetarin e Partisë Republikane, Kemal Kiliçdaroglu.
Meta shprehet se Kiliçdaroglu ka konfirmuar vullnetin e tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të tij.
“I ngrohtë dhe miqësor takimi në Stamboll me Liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu.
Kënaqësi të zhvillonim një diskutim të hapur dhe shumë të frytshëm mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.
Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z.Kiliçdaroglu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij.
E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi”, shkruan presidenti.