TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, shprehet se skena e krimit me inceneratoët në Elbasan është e palëvizshme.
Ai shkruan se ashtu kanë mbetur edhe grumbujt e plehrave që rrethojnë hekurishtet që i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhe atyre të Elbasanit 27 milionë euro.
Boçi ka publikuar edhe deklaratat e disa prej qytetarëve që jetojnë në zonën pranë Inceneratorit.
Deklarata e plotë
Edhe i vjedhin me inceneratorë dhe i vrasin me plehra!
Skena e krimit me incenerator në Elbasan është e palëvizhme! Të palëvizshme janë edhe grumbujt e plehrave që rrethojnë ato hekurishte që i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhe atyre të Elbasanit 27 milionë euro!
Vijoj të marr dhjetra denoncime nga bashkëqytetarët e mi të Elbasanit për grumbujt e plehrave dhe aromën e tmerrshme që ndihet në zonë! Edhe vetë e kam konstatuar dhe denoncuar disa herë këtë situatë dramatike me mbetjet në Elbasan, një incenerator për të cilin paguajmë sërish “bosët” në kërkim, kur vetë punëtorët që përballen çdo ditë me mbetjet kanë muaj pa marrë pagat.
Më poshtë me zë dhe figurë banorët që jetojnë rreth inceneratorit që ka grabitur 27 milionë euro dhe që çdo ditë mbjell vdekjen