TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke folur në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit 2022 që po zhvillohet në Slloveni, tha se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe MAqedoninë e Veriut, ishte një sukses.
Sipas saj BE po punon për të investuar në në Ballkanin Perëndimor. Ajo tha se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një sukses, për të ndalur qeveritë autokratike dhe për të vijuar demokracinë.
“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është stabiliteti i Bashkimit Europian. Kemi nisur planin tonë me një financim prej 9 miliardë eurosh, me qëllimin për të mobilizuar rreth 20 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja se pse çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gur kilometrik. Ishte një sukses për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara”, tha Ursula von der Leyen.