AKTUALITET, 15 Gusht 2025, 19:27

Konflikt me thika në Korçë, 27-vjeçari në gjendje kritike

Konflikt me thika në Korçë, 27-vjeçari në gjendje

Një 27-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti me thika.

Sipas burimeve, 27-vjeçari ka pësuar plagë të thella, të dyshuara se janë shkaktuar nga mjeti prerës, thikë.

Ndërkohë autoritetet po zbardhin ngjarjen. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.