AKTUALITET, 6 Mars 2022, 19:15

Mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale

Mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashkitë e vendit, konkretisht në Durrë, Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje. 

Pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët në përgjithësi në të gjashta bashkitë, duke treguar një indiferencë të votuesve për këto zgjedhje. 

Pjesëmarrja përfundimtare ka qenë 30.26%. 

Në krahasim me zgjedhjet e 25 prillit, pjesëmarrja është e ulët në të gjitha bashkitë.

Bashkia Dibër ka patur pjesëmarrjen më të lartë me 43.35%, e ndjekur nga Bashkia Vorë me 38.47%. 

Shkodra ku pritet të ketë garë të ashpër brenda opozitës, ka patur një pjesëmarrje zhgënjyese me vetëm 28.63%. 

Rrogozhina e ka patur pjesëmarrjen 30.92%, ndërsa Durrësi renditet i fundit për pjesëmarrjen në zgjedhje me vetëm 26.43%. 