TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Djali erdhi vetë në këmbë në qendrën shëndetësore”.
Kështu deklaron Bashkim Doda, kryeinfermieri i qendrës shëndetësore të Klosit në lidhje me të plagosurin Renato Hasula dhe babain e tij Eglantin Hasula.
Këta të fundit mbetën të plagosur pas një sherri për motive të dobëta, ku ‘mollë sherri’ dyshohet se është bërë një vajzë që thuhet se adoleshenti e ngacmonte.
Nga ngjarja në fjalë humbën jetën fatkeqësisht Ilir dhe Kenad Shira. Ndërkohë autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri pas krimit vrau veten.
“Rreth orës 1 e ca të drekës, gjatë turnit të parë, ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri, i plagosur me armë zjarri. Ishte i plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull. I kemi dhënë ndihmë mjekësore.
Më pas me ambulancë e kemi çuar drejt spitalit të Burrelit. Në këto momente ka ardhur dhe babai i tij, me mbiemër Hasula. I dhamë ndihmën e shpejtë, ai ishte më rëndë.
Kishte plumb në shpatull dhe në qafë. I vendosëm oksigjen. Djali thoshte; ‘na shpëtoni’. Ndërsa babai ishte më rëndë. Ne i kemi bërë disa pyetje për të parë nëse kishte parametrat në rregull. Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore.”, tregoi infermieri.