AKTUALITET, 2 Mars 2022, 19:06

Marshimi/ Ilir Meta kujton 2 marsin: Mirënjohje atyre që dolën për të mbrojtur Kushtetutën

Marshimi/ Ilir Meta kujton 2 marsin: Mirënjohje atyre që dolën

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar marshimin e 2 marsit të vitit 2020 në mbrojtje të Kushtetutës. Ai ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në atë ditë të cilët iu përgjigjën thirrjes së kreut të shtetit. Sipas Metës, 2 marsi ishte një manifestim historik dhe madhështor për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin e tyre.

“Mirënjohje pafund të gjithë qytetarëve, të cilët dy vite më parë ju përgjigjën thirrjes së Presidentit të Republikës me Manifestimin historik dhe madhështor të ✌️marsit 2020 për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin e tyre”, shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.