AKTUALITET, 2 Mars 2022, 16:57

“Bombardimet sollën pasoja katastrofike”/ Kryebashkiaku i Mariupolit: Ushtarët rusë po pengojnë qytetarët të evakuohen! Kanë shkatërruar trenat

“Bombardimet sollën pasoja katastrofike”/ Kryebashkiaku i

Kryebashkiaku i qytetit Mariupol në Ukrainë, shprehet se ushtarët rusë nuk po lejojnë qytetarët ukrainas që të evakuohen përmes portit të qytetit.

Në një intervistë televizive, Vadym Boychenko tha se sulmet me bomba gjatë 14 orëve të fundit në Mariupol kanë sjellë pasoja katastrofike në qytet.

Sipas tij, ushtarët rusë kanë ngritur bllokada në portin e qytetit duke mos lejuar civilët që të evakuohen.

“Pasojat e sulmeve ishin katastrofike. Rusët kanë goditur strukturat civile duke plagosur qindra persona dhe duke vrarë dhjetra të tjerë, gra, fëmijë dhe të moshuar. Po fillon një genocide. Duhet të kuptoni se forcat ushtarake të Rusisë kanë bërë gjithçka për të penguar evakuimin e qytetarëve civilë. Linja jonë hekurudhore është ndërprerë. Madje kanë prishur edhe lokomotivat e trenat” – shprehet Boychenko.