AKTUALITET, 2 Mars 2022, 18:34

“Bota ka folur kundër agresionit rus”- Ministrja e Jashtme e Shqipërisë përshëndet rezolutën në OKB: Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin

“Bota ka folur kundër agresionit rus”- Ministrja e Jashtme e

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përshëndetur miratimin e rezolutës në OKB, e cila dënon pushtimin rus. Me anë të një postimi në twitter, Xhaçka thotë se bota foli kundër agresionit rus, ndërsa theksoi se diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin.

“141 vota për paqen në Ukrainë! Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia. Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin”